Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviq ka deklaruar se qeveria e Serbisë të cilën kjo parti e kishte udhëhequr në vitin 2007 (kryeministër Vojislav Koshtunica), e kishte refuzuar një propozim të ngjashëm për marrëveshjen detyruese ligjore e cila tash po i ofrohet Aleksandar Vuçiqit, transmeton Koha.net.
"Këtë atëherë na e kishte servuar Wolfgang Ischinger dhe ne i kemi thënë jo. Perëndimi punon me durim e themel dhe atëherë kishte vendosur se ‘se kemi për t’iu bërë që ta pranoni”, citon FoNet të ketë thënë Jovanoviq i cili ka vlerësuar se nëse Vuçiqi e bën atë që e thotë, ky do të jetë akt tradhtie.
"Nuk duhet dhënë mbulesë ligjore për secesion”, ka thënë ai duke shtuar se pranimi i shkëputjes së Kosovës hap probleme gjeopolitike dhe krijon Shqipërinë e madhe.
"Por ky nuk është fundi, atëherë do të pasonte hapja e çështjes së rajonit të Rashkës, e jugut dhe e qendrës së Serbisë e nëse pushteti vazhdon kështu, edhe Nishi do të bëhet i shqiptarëve”, ka thënë Jovanoviq.
Ish- ministri për Kosovën Slobodan Samarxhi ka vlerësuar se marrëveshja detyruese ligjore në fakt është dokument për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
-
DSS: Populli dhe Kisha nuk mendojnë si Vuçiqi për Kosovën
-
Jovanoviq: Tradhtia e kryetarit të Serbisë
-
Presidenti kroat: Nuk diskutuam për dialogun, por mbështesim njohjen e Kosovës
-
Daçiqi paralajmëron një tjetër tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës
-
Sipas Jovanoviqit, njohja e pavarësisë së Kosovës e kthen Serbinë në vitet e 90-ta