Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë u tha dhe u bë sot, në Ditën e romëve

Dita Ndërkombëtare e romëve i gjen këtë komunitet me halle të njëjta. Thonë se askush nuk interesohet për ta dhe se jetojnë në varfëri të madhe. Ata ankohen se nuk kanë kushte për t’i shkolluar fëmijët e tyre, raporton KTV.

70-vjeçari, Rrahman Bajrami ka 6 anëtarë të familjes, por asnjëri nga ta nuk është i punësuar.

Thotë se nuk ka pasur mundësi t’i shkollojë fëmijët. Të njëjtin fat e kanë edhe mbesat e tij.

Ai thotë se këtij komuniteti i duhen vende pune e fëmijëve shkollim.

Edhe një tjetër banor i Fushë Kosovës thotë se ky komunitet ka nevojë për shumë gjëra, veçanërisht punësimi, por sipas tij, kërkesat e tyre nuk i merr askush parasysh.

Në Ditën Ndërkombëtare të romëve, kryeministri Haradinaj ka premtuar përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mundësimin e shkollimit të fëmijëve romë në gjuhën e tyre.

Edhe Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë Arbëri 2 muaj më parë Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë

Gazmend Salijeviq nga Këshilli Konsultativ për Komunitete tha se komuniteti rom përballet me varfëri dhe mos-zgjidhjen e problemeve të shumta të tyre.

Salijeviq tha se asnjë student nuk është i punësuar në institucione dhe se shpreson që kjo pasqyrë të ndryshojë.