Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë thanë Markoviq e Haradinaj për Demarkacionin

Dialog intensiv e të pandërprerë për demarkacionin ka përmendur kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj. Markoviq tha se janë të interesuar për të gjetur zgjidhjen më të mirë për këtë çështje, derisa as ai e as Haradinaj nuk konkretizuan ndonjë afat kohor për këtë, raporton KTV.

Me ceremoni shtetërore është pritur kryeministri i Malit të Zi në Prishtinë Dushko Markoviq.

Pas takimit me kryeministrin Haradinaj, kryeministri malazez ka thënë se shteti i tij është i gatshëm të gjejë zgjidhje që Kosova ta ratifikojë demarkacionin.

“E dini qëndrimin e Malit të Zi. E dimë edhe ne qëndrimin e Kosovës për demarkacionin. Mali i Zi si fqinj i mirë i Kosovës dëshiron që kjo marrëveshje të zgjidhet ashtu siç është nënshkruar dhe në këtë plan do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhje më të mirë”
Markoviq, tha se janë pajtuar për dialog intensiv e të pandërprerë për këtë çështje.

Homologu i tij, kryeministri Haradinaj tha se mbeten me shpresë për demarkacionin, që plotëson prej dy kritereve të mbetura për liberalizim të vizave.

Gjatë vizitës në Prishtinë, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të takohet të enjten me kryeparlamentarin Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi.

Artikuj të ngjashëm