Të arriturat e shtetit të Kosovës në dekadën e parë të pavarësisë dhe roli vendimtar i SHBA-ve, ishin temat kyçe në takimin që kryeministri Ramush Haradinaj pati me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralin Tymothy Orr.
Për kryeministrin Haradinaj, prezenca e Gjeneralit Orr në një ditë festive për shtetin e Kosovës është nder i veçantë.
“Më lejoni t’iu falënderoj, në emër të Qeverisë së Kosovës për prezencën tuaj dhe rolin e pazëvendësueshëm të shtetit tuaj në rrugën demokratike të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.
Nga ana tjetër Gjenerali Orr tha se Kosova për të është shtëpi e dytë dhe se ndjehet i nderuar që është pjesë e festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj gjeneralit Orr: Në Kosovë jeni në shtëpinë tuaj
-
“Iowa s’ka gjetur bashkëpunim më të mirë sesa Kosovën dhe popullin e saj”
-
Haradinaj në Iowa takon gjeneralin Orr
-
Kurti dhe komandanti i Gardës së Iowas bisedojnë për sigurimin e pajisjeve të reja për FSK-në
-
Haradinaj bisedon me ushtarakë amerikanë për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës