Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim një delegacion ushtarak amerikan me të cilët ka biseduar për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
“Prita sot një delegacion ushtarak amerikan, kryesuar nga oficeri Sean Nestor, me të cilët diskutuam për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në. Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë. Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza”.
-
Haradinaj i thotë Wilsonit se duan marrëveshje me Serbinë, po pa shkëmbim të territoreve
-
Haradinaj takohet me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit
-
Haradinaj: Jemi të bekuar me lidhjen e përhershme me miqtë amerikanë
-
Haradinaj sjell “bekimin e SHBA-së” për ushtrinë, thotë se s’ka lëvizje kufijsh
-
Haradinaj: Kemi bekimin e SHBA-së për Ushtrinë