Me t’u kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për temat e diskutimit gjatë vizitës së tij.
Ka thënë se ka pasur vetëm një qëndrim të delegacionit kosovar për dialogun me Serbinë, dhe se anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe ushtria, kanë qenë çështjet kyç që janë diskutuar, shkruan sot Koha Ditore.
E për procesin e shndërrimit të FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thënë se ka marrë bekimin e SHBA-së.
Gjatë gjithë javës, kreu i Qeverisë ka qëndruar në New York, për të përcjellë sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Aty ka takuar presidentë, kryeministra e përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme. Haradinaj ka veçuar vizitën në Akademinë Ushtarake amerikane “West Point” dhe takimin me sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis.
Këtij të fundit, ka thënë se ia ka përsëritur idenë për mosprekje të kufijve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Haradinaj: Kemi bekimin e SHBA-së për Ushtrinë
-
Haradinaj bisedon me ushtarakë amerikanë për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës
-
Haradinaj: Në SHBA mora mbështetjen për FAK-un, shpreha qëndrimin kundër prekjes së kufijve
-
Haradinaj në SHBA: Kosova e përkushtuar të anëtarësohet në NATO
-
Haradinaj informon ambasadorët për rrugën e FSK-së drejt transformimit në Ushtri