Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas një vizite disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregoi për takimet që ka zhvilluar atje.
Haradinaj, siç raporton KTV-ja, tha se ka diskutuar për anëtarësimin në INTERPOL, zhvillimet bilaterale me SHBA-në, sigurinë e dialogun.
“Takime kemi pasur shumë edhe me senatorë, kongresmenë. Mund të veçoj takimin në West Point dhe takimin në Pentagon nga Sekretari i Mbrojtjes James Mattis. E kam siguruar gjeneralin që gjendja në Kosovë është stabile dhe e informova për transformimin e FSK-së në ushtri. Për dialog e kam informuar që marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të arrihet por jo me lëvizje të kufijve. Kosova e ka bekimin për Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
-
Haradinaj sjell “bekimin e SHBA-së” për ushtrinë, thotë se s’ka lëvizje kufijsh
-
Haradinaj bisedon me ushtarakë amerikanë për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës
-
Mediat në Amerikë citojnë Haradinajn se Ushtria e Kosovës do t’i shërbejë paqes në botë
-
Haradinaj: Në SHBA mora mbështetjen për FAK-un, shpreha qëndrimin kundër prekjes së kufijve
-
Haradinaj në SHBA: Kosova e përkushtuar të anëtarësohet në NATO