Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj gjeneralit Orr: Në Kosovë jeni në shtëpinë tuaj

Jam i lumtur, por edhe Kosova është e lumtur që jemi së bashku sot. Gjithmonë në Kosovë jeni si në shtëpinë tuaj. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në pritjen lamtumirëse organizuar për Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr.

Haradinaj tha se sonte ka një mesazh të cilin do ta përcjell në emër të popullit të Kosovës.

“Ju kurrë nuk mund t'i bëni diçka mirë kosovarëve dhe ata të mos ju falënderojnë. Kjo nuk ndodh kurrë. Nëse bën diçka të mirë për këtë komb, për këtë popull, nuk mund të shpëtosh pa falënderimin e kosovarëve”, shtoi Haradinaj duke shprehur falënderimin ndaj shërbimit të Gjeneralit Timothy Orr, shtetit të Amerikës, Iowa-s dhe veçanërisht për programin e përbashkët me FSK-në.

Kjo punë e përbashkët, siç theksoi Haradinaj është zgjeruar në shkollim, ndihmën që ia kanë dhënë ushtarëve tanë duke thënë se tani kemi ushtrinë tonë dhe shprehu po ashtu falënderimin për besimin që e kanë treguar ndaj përpjekjeve tona që të jemi partner jo vetëm për sigurinë në Kosovë, por edhe në rajon dhe, gjithashtu partnere e paqëruajtjes në të ardhmen.

“Nuk duhet të harrojmë të themi se Kosova është shtëpi e të gjithëve që jetojnë në Kosovë: Shqiptarëve, serbëve, turqve, romëve, boshnjakëve. Të gjithë që jetojnë këtu, Kosovën e kanë vendlindje dhe forca jonë është multietnike dhe qëllimi jonë është t’i shërbejmë paqes, jetës dhe sigurisë dhe kjo është për të gjithë që jetojnë në Kosovë”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Edhe Gjeneralmajor Timothy Orr nderohet me Medaljen e Nderit, thotë se do të vazhdojë ta ndihmojë FSK-në Arbëri Gjeneralmajor Timothy Orr nderohet me Medaljen e Nderit, thotë se do të vazhdojë ta ndihmojë FSK-në

Ushtria jonë është forcë e vogël, tha kryeministri Haradinaj duke përmendur këtu se qëllimi ynë është që të rrisim besimin jo vetëm me ShBA-në, por edhe me NATO-n, KFOR-in.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr në fjalën e tij tha se ndihet jashtëzakonisht i nderuar dhe krenarë që sonte të qëndrojë përballë të githë të pranishmëve

“Jam shumë i lumtur që qëndroj këtu dhe të marrë medaljen. Jam krenar që nderohem nga FSK. Ne kemi zgjedhur Kosovën specifikisht nga 18 vende. Qëndroj këtu dhe shoh anëtarët e forcave të mia dhe të FSK-së. E keni përkushtimin tim dhe do të ndihmojmë në këtë fushë”, tha ai.

Të pranishëm në këtë pritje të organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për Gjeneramjor Timothy Orr, ishin përfaqesues institucionalë, deputetë, ministra, përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosovë dhe ushtarakë.

Edhe “Iowa s’ka gjetur bashkëpunim më të mirë sesa Kosovën dhe popullin e saj” Arbëri “Iowa s’ka gjetur bashkëpunim më të mirë sesa Kosovën dhe popullin e saj”

Në këtë ceremoni një fjalë mbajti edhe Gjeneral Lejtënant, Rrahman Rama. Me këtë rast Gjenerlalejtënant Rrahman Rama, Gjenealit Orr i ndau Medaljen për Shërbim Vetëmohues dhe stemën e Forcës se Sigurisë se Kosovës.

{gallery}