Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj në Iowa takon gjeneralin Orr

Zyra e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës, përmes një njoftimit për media thotë se kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, është pritur sot në mënyrë madhështore nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Tymothy Orr, në bazën e ushtrisë amerikane, njësiti i helikopterëve luftarakë “Black Hawk”.



Sipas njoftimit, me këtë rast, kryeministri Haradinaj, nga gjenerali Orr dhe zyrtarët tjerë të ushtrisë amerikane, është njohur për së afërmi me këtë bazë unike si dhe me helikopterët luftarakë “Black Hawk”.

“Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë mike të popullit të Kosovës, ushtrisë amerikane.
Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale, sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë ‘Black Hawk’”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.





Artikuj të ngjashëm