Tridhjetë ditë është koha që duhet të presë një parti politike para se të certifikohet si e tillë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, ishte edhe arsyeja pse Alternativa e Mimoza Kusarit Lilës nuk arriti të regjistrohet si parti politike. Por Ilir Deda thotë se është e kundërta. Sipas tij, Daka dhe KQZ-ja refuzuan ta regjistronin Alternativen, e cila kishte bërë kërkesë qysh para shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës. Daka thotë se Alternativa mund të jetë pjesë e LDK-së, por jo edhe të lidhë koalicion më të, por Deda serish pretendon të kundërtën.
Sidoqoftë Alternativa, e cila tashmë është pjesë e Koalicionit të Qendrës së Djathtë, thotë se ka gjetur mirëkuptim te partneri i madh, LDK-ja e cila sipas Dedës ka ofruar 10 vende në listën e kandidatëve për deputetë. Ndryshe Alternativa më 27 maj do të paraqesë kërkesën për regjistrimin e subjektit si parti politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo