Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Sipas njoftimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 64 kandidatë, prej të cilëve pesë kandidatë për kryetarë komunash e 59 për anëtarë të asambleve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Periudha e aplikimit të subjekteve politike për certifikim përfundon më 13 gusht, në orën 23:59.
Në mbledhjen e së martës, KQZ-ja ka vendosur edhe për setet e pakove të trajnimit, procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim, udhëzuesin për pranimin dhe dorëzimin e materialeve zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit, miratimin e kërkesave për shërbimet postare për votim jashtë Kosovës, miratimin e kërkesave për materialet zgjedhore për votim jashtë Kosovës dhe për vizitat zyrtare me përfaqësues të postave, lidhur me hapjen e kutive postare në Berlin e Bernë.