Të paktën 200 të rinj të trajnuar në module të avancuara të gjuhëve programuese janë certifikuar të martën në kuadër të projektit “ICT for Kosovo’s Growth” të financuar nga Bashkimi Evropian.
Presidentja Vjosa Osmani gjatë kësaj ceremonie ka thënë se Kosova tashmë është shndërruar në qendër të inovacionit.
Sipas saj, projekte të tilla si ky ndikojnë në uljen e papunësisë në vend.
“Kosova është dhe do të vazhdojë të mbetet vatër e ideve inovative. Tashmë këta të rinj janë pjesë e tregut kosovar dhe do të japin kontribut për shtetin tonë në përgjithësi. Përderisa ekonomia globale në fushën digjitale vazhdimisht po rritet, projektet si ky ndikojnë edhe në uljen e papunësisë dhe është mundësi ideale që secili prej këtyre vajzave dhe djemve të realizojnë potencialin e tyre në Kosovë. Janë arkitekt të sigurisë sonë kibernetike. E ardhmja e shtetit tonë padyshim që është digjitale”, ka thënë ajo.
Pas fjalimit, Osmani është larguar nga ceremonia për shkak të agjendës.
Edhe
Bislimi: BE-ja aprovon aplikimet në programin e Kornizës Investuese, Kosova përfiton mbi 2 mln euro
Ndërsa, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka thënë se Kosova eksporton rreth 85 për qind të shërbimit të TIK-ut.
“Sektori i TIK-ut është prioritet dhe krenari për Qeverinë e Kosovës. 85 për qind është pjesa e shërbimit të TIK-ut që Kosova eksporton. Sektori i TIK-ut ofron një treg të pangopur kjo kërkesë përkthehet në nevojë për njerëz, për profesionistë të zotë. Jemi te lumtur të shohim sot punën qe po bënë dhe mirënjohës që Bashkimi Evropian i ka dhënë këtij projekti. 14 mijë e 500 veta kanë aplikuar”, ka thënë ai.
-
Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e shërbimeve të besuara e identifikimit elektronik
-
Kosova përfiton mbi 200 mln €, por rrezikon të humbë gati aq deri në fund të vitit
-
Kurti: Janë miratuar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së për Kosovën
-
Haxhiu: Të njihet përparimi i Kosovës, duke ia dhënë statusin e vendit kandidat