Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur të enjten në samitin e teknologjisë Web Summit në Lisbonë, që njihet si më i madhi në botë.
Osmani ka thënë se Kosova është shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative.
“Sektori gjithnjë e në rritje i teknologjisë në Kosovë, i udhëhequr nga energjia e jashtëzakonshme e rinisë sonë, e pozicionon vendin tonë si një shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative. Në samitin më të madh të teknologjisë në botë, në Web Summit në Lisbonë, fola për kontributin pozitiv që po e jep teknologjia në drejtim të avancimit të bashkëpunimit e komunikimit global, duke nxitur zgjidhje inovative në çdo sektorë. Mirëpo, teknologjia duhet të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë. Duhet të jemi gjithnjë e më të angazhuar për të garantuar gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe etikën në çdo hap të këtij rrugëtimi transformativ”, ka shkruar Osmani në Facebook.
-
Osmani: Kosova, shembull i ndërtimit të një shteti demokratik mbi guximin, rregullat dhe drejtësinë
-
Osmani: Kosova është e hapur për investime
-
Osmani në New York për luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit: Kosova model për rajonin
-
Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
-
Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës