Në Agjencinë Kundër Korrupsion është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve publik.
Numri i përzgjedhur në short ishte numri 6 çka i bie që çdo të pestit zyrtar të lartë do t’i bëhet kontroll e plotë e pasurisë deri në arritjen e 20 përqindëshit të formularëve, raporton KTV.
Sipas shortit, nga 4862 deklarues, formularët e 974 zyrtarëve do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.
Publikimi i shortit bëhet edhe në web faqen zyrtare të Agjencisë Kundër Korrupsion.
Drejtori i AKK-së Shaip Havolli ka deklaruar se përgjithësisht deklarimi ka shkuar në rregull por ka pasur edhe pengesa kur nuk është deklaruar me kohë.
Edhe
950 zyrtarë të lartë publikë do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë
"Ka pasur gabime teknike nga ana e Agjencisë por edhe zyrtarëve të lartë po i kemi ftuar ata që t’i evidentojnë gabimet eventuale", ka deklaruar ai.
4.819 zyrtarë kanë qenë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, 4.755 e kanë deklaruar, 35 e kanë deklaruar pas afatit, 16 me arsyetim dhe 13 nuk e kanë deklaruar fare.