Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe politikani serb, Nenad Çanak, ka deklaruar sot se Kosova është shtet i pavarur.
Çanak ka thënë për televizionin serb “Happy TV” se ai mendon kështu personalisht.
Sipas tij, të gjithë serbët tjerë mund të binden për këtë gjë nëse ata shkojnë në Gjakovë.
“Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata e kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon”, ka thënë ai.
Çanak ka thënë se nuk e konsideron vetën tradhtar pse mendon kështu.
Edhe
Çanak: Kosova është e pavarur, nuk ka se çfarë të njihet
Ai ka thënë se pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai ka arritur në përfundimin se pikëpamjet e tij ishin “të vërteta në disa fusha”.
“Nuk është krejtësisht bardh e zi. Por t’i mbyllësh sytë, të mos shohësh në mënyrë patriotike se si është realiteti, nuk është politikë e mirë”, ka thënë Çanak.