Ministrja e Industrisë, Ndërrmarësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se e ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve tavan të produkteve të naftës. Ky vendim sipas Kusari-Lilës erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të naftës si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme.
Në njoftim bëhet e ditur po ashtu se marzha tregtare maksimale e lejuar në shitjen me shumicë është deri në 2 eurocentë për litër, ndërsa në shitjen me pakicë, deri në 12 eurocentë për litër.
“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes. Marzha tregtare maksimale e lejuar: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër; Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër”, thuhet në njoftimin e minsitres.
Në njoftim thuhet tutje se inspektorët do të jenë në terren për të mbikqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe se çdo shkelje ose moszbatim do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.
Luftimet në Lindjen e Mesme kanë reflektuar në tregun e derivateve në Kosovë. Brenda dy ditësh, çmimi i naftës është rritur deri në 10 centë për litër. Nga 1.15 deri në 1.21 euro sa ishin, të hënën e të martën, çmimet për litër naftë silleshin mes 1.18 deri në 1.27 euro, varësisht nga kompanitë që tregojnë me naftë.
-
MINT-i vendos çmimet maksimale, nafta 1.91€ për litër e benzina 1.44€
-
Kusari-Lila: Nga nesër çmimi i naftës s’mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër
-
Kusari-Lila: Rënia e çmimit të naftës në bursa s’reflekton menjëherë në Kosovë
-
Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri më 4 korrik
-
Kusari-Lila thotë se pret stabilizim të çmimit të naftës në ditët në vijim