Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cakolli sqaron se si do të zëvendësohen deputetët e VV-së që u bënë ministra

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se me votimin e djeshëm të Qeverisë 'Kurti 2', janë 12 anëtarë të kabinetit ekzekutiv që tashmë kanë humbur mandatin e deputetit.

Sipas tij, për zëvendësimin e tyre, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca do t'i bëjë praktikisht kërkesë vetes si ushtrues i detyrës së Presidentit, që të mbushë ulëset e mbetura të zbrazëta.

Cakolli ka thënë se në këtë cilësi, Konjufca do të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë emrat e kandidatëve në radhë me numrin më të madh të votave.

“KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë - të cilët duhet që në seancën e radhës të Kuvendit të japin betimin e tyre”, ka shkruar ai.

Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë 'Kurti 2' janë:

Edhe Konjufca kërkon zëvendësimin e 12 deputetëve që humbën mandatet, nesër mblidhet KQZ-ja Arbëri Konjufca kërkon zëvendësimin e 12 deputetëve që humbën mandatet, nesër mblidhet KQZ-ja

Donika Gërvalla-Schwarz – Shqipe Isufi

Arben Vitia – Enver Haliti

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

Faton Peci – Gramos Agusholli

Liburn Aliu – Alban Bajrami

Edhe Emrat e 100 “deputetëve” aktualë Zgjedhjet 2026 Emrat e 100 “deputetëve” aktualë

Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

Fikrim Damka – Enis Kervan

Edhe Bislimi, Hajdari e Nagavci jashtë Qeverisë. 18 kandidatë të rinj marrin mandat deputeti Arbëri Bislimi, Hajdari e Nagavci jashtë Qeverisë. 18 kandidatë të rinj marrin mandat deputeti

Elbert Krasniqi – Fridon Lala

Emilija Rexhepi – Samra Ilijazi