Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, ka deklaruar se udhëheqësi i seancës konstitutive, Avni Dehari, të martën e ka mbyllur seancën në mënyrë arbitrare, që sipas tij, kjo përbën shkelje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Sot, për të dytën herë pas aktgjykimit, kryesuesi Avni Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare. Kjo është jo vetëm shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas Cakollit, Dehari ka qasje bllokuese dhe po refuzon ta drejtojë seancën.
“Refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë – ndonëse mocionet procedurale nuk lejohen fare – nuk mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës. Përkundrazi, në mungesë të ndryshimit të procedurës, seanca duhet të vazhdojë me votim të hapur, siç është standardi. Me një qasje të tillë bllokuese, tashmë Kryesuesi, efektivisht po refuzon ta drejtojë seancën”, ka shtuar ai.
Ai tha se në situata të tilla, Rregullorja e Kuvendit e përcakton që kuyr kryesuesi refuzon ta drejtojë seancën, duhet të zëvendësohet nga deputetë tjerë.
-
Cakolli pyet se si thirret e merret pjesë në një seancë “jashtë çdo afati kushtetues”
-
Dehari nuk i bindet thirrjes së oponentëve të LVV-së për vazhdimin e seancës
-
Seanca të shtunën, Cakolli: Cenim i rendit kushtetues, deputetët t’i drejtohen Gjykatës
-
Cakolli: Pa marrëveshje politike, seanca e nesërme do të jetë si të tjerat
-
Dehari nxit reagime të PDK-së e LDK-së me interpretimin e aktgjykimit të Kushtetueses