Autoritetet komunale të Dragashit kanë bërë të ditur se si pasojë e reshjeve atmosferike të ditëve të fundit ka pasur rrëshqitje të dheut dhe çarje në pjesë të rrugës Zaplluxhë-Prizren, projekt ky që ishte përuruar në verë të vitit të kaluar si rezultat i investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës.
Sipas drejtuesve të kësaj komune, ministria përkatëse është njoftuar me ndodhitë e fundit në pjesë të kësaj rruge dhe është kërkuar intervenimi sa më i shpejtë, shkruan sot Koha Ditore.
Në anën tjetër, zyrtarët e MI-së kanë bërë të ditur se mirëmbajtja rutine e kësaj rruge nuk është nën kompetencat e këtij dikasteri qeveritar dhe se është përgjegjësi e komunave të Prizrenit dhe asaj të Dragashit, derisa kanë konfirmuar se në këtë segment janë duke analizuar intervenimin e mundshëm në hyrje të fshatit Lez të Prizrenit, ku sipas tyre ka ndodhur një rrëshqitje për shkak të reshjeve atmosferike dhe terrenit malor...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rrëshqitja e dheut mbyll përkohësisht një pjesë të autostradës Prishtinë-Prizren
-
Mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Gjilan, shkak rrëshqitjet e dheut
-
Rrëshqet dheu në lagjen “Veternik”, vështirësohet qarkullimi i këmbësorëve
-
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh, apelohet për kujdes në urën në Drelaj
-
Rruga Prizren – Prevallë e pakalueshme