Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga Prizren – Prevallë e pakalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga rajonale Prizren – Prevallë është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Sipas MI-së, rrugët e tjera në Kosovë janë të gjitha të qarkullueshme për automjete.

“Në këtë pjesë mbrëmë pas orës 18:00, ka pasur rrëshqitje të dheut nga ana e sipërme e rrugës, në mes të dy tuneleve, ana e djathë e drejtimit Prizren – Prevallë dhe për pasojë është bërë bllokimi të rrugës. Ky bllokim vazhdon edhe sot për arsye të rrezikut nga ndonjë rrëshqitje tjetër në vendin e ngjarjes. Për këtë zyrtarët tonë(menaxherët) për të dy Lotet e Regjionit të Prizrenit janë aty së bashku edhe me Policinë e Trafikut, duke përcjellë situatën hap pas hapi. Brenda ditës do të shohim për mundësinë e funksionimit te ndonjë alternative tjetër për qarkullimin e trafikut Prizren-Prevallë. Kompania mirëmbajtëse është në gatishmëri të plotë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Pas reshjeve të borës në vendin tonë, sipas MI-së, kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar në pastrimin e autoudhëve dhe rrugëve nacionale dhe rajonale, dhe me shpërndarje të kripës për qarkullimin sa më të sigurt të automjeteve.