Është mbyllur përkohësisht një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.
Siç ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kjo pjesë do të mbesë e bllokuar për qarkullim automjetesh deri në pastrimin e dheut të shembur.

Ministria ka thënë se për hapjen e autostradës do të njoftojë me kohë.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë. Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative. Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim të Ministrisë.
-
Aksident në autostradë, dy persona të lënduar
-
Ministria nis pastrimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, akuzon OSHP-në për zvarritje të projektit
-
Disa rrugë të bllokuara për shkak të grumbullimit të ujit, rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Mbyllet një segment në rrugën Ferizaj-Prishtinë, është mbushur me ujë nga shiu
-
Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën "Ibrahim Rugova"