Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyqi pritet t’i bashkohet PSD-së

Foto: Ilustrim

Ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi pritet t’i bashkohet Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD).

Këtë e kanë konfirmuar burime të “Kohës Ditore” brenda MASHT-it.

Bytyqi në një përgjigje të shkurtë me shkrim nuk e ka pohuar e as mohuar se do t'i bashkohet kësaj partie.

“Janë disa subjekte që kanë interesim, në momentin e vendimmarrjes do ta bëjë publik”, ka thënë ai.

Në PSD kanë konfirmuar se ditëve në vijim do ta bëjnë publike listën me emrat e rinj që do t’i bashkohen kësaj partie. Ish-deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka thënë se nuk mund ta zbulojnë se kush janë ata që do aderojnë, por që kjo do të kuptohet shumë shpejt.

Edhe Nisma i hakmerret Bytyqit, kërkon nga Haradinaj shkarkimin e tij Arbëri Nisma i hakmerret Bytyqit, kërkon nga Haradinaj shkarkimin e tij

“Nuk mund të zbuloj asnjë emër, shumë shpejt do të merret vesh, do të bëhen publik emrat e rinj”, ka thënë ajo.

Bytyqi ditë më parë zyrtarizoi largimin nga Nisma Socialdemokrate. Pas mandatit si ministër ai u ankua për përzierje të politikës në arsim.