Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyçi: Gjermania dhe Franca me qasje më neutrale ndaj Kurtit për dialogun

Seb Bytyçi

Analisti politik, Seb Bytyçi, ka thënë se qasja e Gjermanisë dhe Francës ka qenë më neutrale, në letrat e urimit për kryeministrin Albin Kurti me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

Para dy ditësh, Zyra e Kryeministrit ka publikuar disa letra urimi që Kurti i ka pranuar pasi filloi sërish detyrën si kryeministër.

Gjermania dhe Franca në urimet e tyre, i kanë kërkuar kryeministrit Kurti angazhim në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Në këto letra shihet një qasje më neutrale në krahasim me ato vitet e krizës nëse mund t’i quajmë, në dy-tri vitet e mëhershme, sidomos në vitet 2022-2023, ku kishte thirrje të veçanta për formimin e Asociacionit, si shprehje e qëndrimit më të ashpër ndaj Kosovës”, ka thënë Bytyçi.

Analisti Bytyçi ka komentuar edhe lehtësirat e mundësuara për komunitetin serb në kuadër të zbatimit të Ligjit për të huajt dhe automjetet. Bytyçi ka thënë se ndoshta kjo është mënyra e vetme për ta shmangur një Asociacion me pushtet ekzekutiv.

Edhe Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë LAJMET E MBRËMJES Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë

“Ndoshta kjo është mënyra e vetme për ta shmangur Asociacionin. Ndoshta ato shtyllat e Asociacionit gradualisht integrohen në sistemin e Kosovës, apo dobësohen, në mënyrë që edhe nëse të ardhmen do të formohej, nuk do të kishte pushtet. Nëse sistemi i arsimit dhe shëndetësisë do të ishin të integruara, atëherë edhe nëse Kosova do të duhej ta formonte një Asociacion në të ardhmen atëherë ai asociacion do të ishte shumë më i dobët sesa po të mos ishin të integruara këto sisteme”, ka thënë Bytyçi.

Në letrën e presidentit të Francës Emmanuel Macron theksohet se u takon të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, të zbatojnë angazhimet e ndërmarra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe se orientimi është caktuar tashmë me Marrëveshjen e Ohrit.

Mbështetjen e Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi e ka shprehur kancelari gjerman Friedrich Merz.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, po vazhdon të rritet numri i shtetasve të huaj të cilët po e regjistrojnë qëndrimin e tyre në Kosovë që nga hyrja në fuqi e lehtësirave në zbatimin e Ligjit për të huajt.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar se ka nisur edhe regjistrimi i fakteve civile të lëshuara nga regjistrat paralelë të Serbisë, siç janë lindjet, vdekjet edhe martesat.

Edhe Merzi dhe Macroni i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë Arbëri Merzi dhe Macroni i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë

Krahas mundësimit të regjistrimit të fakteve civile të lëshuara nga institucionet serbe, Qeveria është zotuar se do ta mundësojë edhe dhënien e leje qëndrimeve për 12 muaj për punëtorët e institucioneve të shëndetësisë e arsimit që financohen nga Serbia.

Zbatimin e lehtësirave e kanë mbështetur BE-ja, Gjermania e Franca.