Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyçi: Koalicionet klienteliste vështirë mbijetojnë

Politologu Seb Bytyçi nuk beson se dy koalicionet më të mëdha parazgjedhore, të krijuara këtë muaj në Kosovë, do të mbijetojnë gjatë. Kjo, pasi të dyja i sheh si klienteliste, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bytyçi ka mbrojtur tezën e doktoratës në University of York të Londrës dhe drejton Institutin Ballkanik të Politikave (IPOL). Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” nëpërmjet e-mailit, ai ka folur për formimin e blloqeve politike para zgjedhjeve të 11 qershorit dhe për natyrshmërinë e tyre. Po kështu, edhe për ideologjitë e partive. Ky politolog prognozon se koalicionet mund të përjetojnë “tradhti” përbrenda vetes menjëherë pas zgjedhjeve.

“Nëse asnjëri bllok nuk i fiton 41 ulëse për ta formuar qeverinë (me deputetët e pakicave), atëherë do të duhej të kishte negociata për koalicion paszgjedhor. Aty mund të ndodhin tradhti, për shembull, AKR dhe/ose IQA mund të kalojnë te PAN+, AAK dhe/ose NpK mund të shkojë te LAA+ ose LVV, dhe mund të ndodhë mrekullia dhe të ritrupëzohet LVAN-i”, thotë Bytyçi. “Pastaj ekziston mundësia të ripërtërihet koalicioni i madh paszgjedhor mes PDK-së e LDK-së”.

Në këtë intervistë Bytyçi ka folur edhe për përparësitë e ndarjes së tablosë politike në blloqe, pastaj për fatin e partive të vogla, në një ambient të dominuar nga dy-tri forca të mëdha politike, e edhe për aderimet e pjesëtarëve të shoqërisë civile nëpër parti dhe për ndikimin që ato mund ta kenë në reformimin e këtyre partive... (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm