Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike është mbledhur sot për të shqyrtuar Projektligjin nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Vjosa Osmani, kryetare e këtij Komisioni, tha se ftesa për këtë takim i është drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpresojmë që do të sqarojnë se pse nuk kanë ardhur. Para një muaj e gjysmë kemi pasur për raportim ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, që shfaqi qëndrim ndryshe nga ai që ka kryeministri për demarkacionin”, tha Osmani në fillim të mbledhjes, raporton KTV.
“Meqë është çështje e interesit nacional, të gjitha pyetjet duhet të marrin përgjigje konkrete”, tha më tej ajo.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit të ri për vlerësim të raportit të kaluar për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka thënë të kenë arritur në disa përfundime bazuar në informatat e ofruara.
“Çështja e demarkacionit është bërë njëra prej çështjeve më të ndjeshme në opinion. Qeveria e Kosovës ka menduar të bëj një vlerësim të punës së ish-komisionit. Të them publikisht se pavarësisht presionit, komisioni ka arritur ta hartoj një raport preliminar. E quajmë kështu sepse nuk kishim shumë kohë sepse do të gjenim edhe më shumë gabime të bëra nga komisioni i vjetër. Dokumentacioni që na është ofruar kemi ardhur në disa përfundime. E para është se komisioni ka tejkaluar kompetencat duke i lejuar vetës t’i futet procesit të delimitimit pa një marrëveshje paraprake”, ka thënë Bulliqi, duke shtuar se vetëm mbi këtë bazë është dashur që versioni aktual i demarkacionit të shpallet “null”.
“Komisioni nuk ka bërë demarkacion as shënjim të vijës, por vijë të re kufitare. Komisioni ynë kësaj radhe ka qenë i detyruar të mbështetet në kontrollin efektiv dhe nga hulumtimet që kemi bërë kemi ardhur në përfundim që shumë objekte të ndryshme infrastrukturore në atë territor ka menaxhuar Kosova. Kosova e ka mirëmbajtur rrugën, e ka shtruar rrugën dhe e ka kontrolluar atë territor deri më 12.01.2009. Për herë të parë nga pala malazeze kërkohet që kompanitë tona të mos shkojnë t’i mirëmbajnë ato rrugë. Vijnë në përfundim që vija administrative e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës nuk është identike me vijën kufitare që e ka prodhuar komisioni ynë. Ju lus që pyetjet tuaja të lidhen direkt me raportim e të jenë profesionale e ne ju përgjigjemi me kompetencë. Pyetje politike mos na shtroni sepse nuk do të ju përgjigjemi. Na kurseni nga pyetjet politike”, tha ai, duke theksuar se ato rrugë janë mirëmbajtur nga Kosova për rreth 60 vjet.
Ndërkaq, deputetja Osmani i reagoi Bulliqit për çështjen e pyetjeve politike, duke thënë se “ne deputetëve nuk mund t’ua ndalojmë se çfarë të pyesin. Pyetjet tona kryesisht do të lidhen me raportin. Nuk ka nevojë as nga ana juaj t’u caktohet deputetëve se çfarë pyetje bëjnë”.