Bullgaria ka mbajtur të mërkurën ceremoni zyrtare për dërgimin e një kontingjenti ushtarak në Kosovë.
Ky kontingjent i Komandës së Brigadës së Tretë do të marrë pjesë në Forcën Rezervë Operacionale të Forcës Stabiliziuese të NATO-s në vend.
Siç është bërë e ditur nga Admirali Emil Eftimov, shefi i Mbrojtjes i Bullgarisë, 120 trupa do të dërgohen në Kosovë për të paktën tre muaj.
"Urdhri ka ardhur të premten, të mërkurën tashmë po i dërgojmë, që do të thotë se gatishmëria që e ruajnë ka qenë në nivelin e duhur dhe mund të reagojmë brenda afateve të përcaktuara", ka theksuar Eftimov, raportoi mediumi bullgar “BTA”.
Një nga pjesëtaret e këtij kontingjenti ka thënë se është hera e parë që merr pjesë në një mision të tillë.
“Është hera e parë që marr pjesë në një mision të tillë, nuk kam asnjë shqetësim, ndihem mirë e përgatitur dhe e motivuar”, tha Anelia Petrova nga Komanda e Brigadës së Tretë.
-
Edhe rreth 100 ushtarë bullgarë i shtohen KFOR-it
-
Bullgaria dërgon 100 trupa në Kosovë
-
Kontingjenti i ri bullgar niset për në Kosovë në kuadër të KFOR-it
-
Komandanti i KFOR-it njofton Beogradin për reduktimin e trupave në Kosovë pas përmirësimit të gjendjes
-
NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë, pas konstatimit për përmirësim të situatës së sigurisë