Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar pasi në mbledhjen e sotme të Qeverisë është hapur rruga që paga minimale të jetë 250 euro neto (264 euro bruto).
Në reagimin e BSPK-së thuhet se vlera e pagës minimale llogaritet dhe nuk është punë dëshirash.
“Duhet të dihet se vlera e pagës minimale është vlerë që llogaritet dhe nuk është punë dëshirash, e në Këshillin Ekonomiko-Social vepron Komisioni Profesional Trepalësh për Paga, Çmime dhe Pensione, i cili e ka për detyrë të shqyrtojë dhe të ofrojë rekomandime për çështje të cilat janë kompetencë e tyre në takimet e KES-it dhe të organeve të tjera qeveritare, me qëllim të orientimit dhe të zbatimit të politikave shtetërore në fushat të cilat i mbulon. Sindikatat e kanë mandatin që ia jep ligji, të përfaqësojnë interesat e sindikalistëve. Në Takimin e fundit të KES-it, më 10 mars, në votim u hodhën dy propozime për vlerën e Pagës minimale – 264€ dhe 300€, dhe asnjëri nga këto propozime nuk mori vota e duhura - 2/3 e votave. Dhe sot kemi një Pagë minimale e cila është hedh në votim në mbledhjen e fundit të KES-it por nuk ka marrë votat e duhura. BSPK-ja rri fuqishëm pas kërkesave sindikale dhe ndjek të gjitha rrugët ligjore për intensifikimin e veprimeve sindikale në të mirë të ngritjes së mirëqenies ekonomike, sociale e shëndetësore të të punësuarve, dhe do të vazhdojë me artikulimin e kërkesave të federatave sindikale në të gjitha format e lejuara me ligj – po nuk do të tërhiqet”, është thënë në reagim të BSPK-së në Facebook.
BSPK-ja ka thënë se nga KES-i nuk ka dalë paga minimale, pasi nuk ka marrë votat e duhura.
“KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e Organizatave të punësuarve, Organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë, dhe pos të tjerash përkujdeset edhe për propozimin e pagës minimale pasi që e ka në mandatin e vet, dhe nga KES-i nuk ka dalë paga minimale pasi që nuk ka marrë votat e duhura. Duam të cekim se KES-i do të vazhdojë me punën rreth përcaktimit të pagës minimale edhe për vitin 2023, që do të mundësojë propozimin e pagës minimale më të lartë se në vitin që jemi, vitin 2022”, thuhet nga BSPK.
-
Bizneseve u kërkohet t’i rritin rrogat pavarësisht minimumit të përcaktuar
-
Llumnica: E pamjaftueshme paga minimale prej 264 eurosh bruto
-
Sindikata e sektorit privat s’tërhiqet nga kërkesa për 400 euro pagë minimale
-
Sindikatat s’tërhiqen, duan pagë minimale 400 euro
-
BSPK-ja kërkon “formulë tjetër” për pagën minimale, s’pranon nën 300 euro