Britania e Madhe do të zgjasë për një vit mandatin e rreth 30 ushtarëve të KFOR-it, përfshirë rezervistët.
Sipas njoftimit të qeverisë britanike, në Kosovë do të vijnë edhe rezervistë që do të sjellin aftësitë e mbikëqyrjes për të përforcuar kapacitetet e KFOR-it dhe do të punojnë me aleatët e NATO-s për të promovuar sigurinë e stabilitetin në rajon.
“Rezervistët e Ushtrisë Britanike janë top-klasë dhe kjo demonstron rolin e tyre kyç në mbrojtjen e interesave të Britanisë së Madhe. Trupat tanë do të punojnë me aleatët kryesor të NATO-s, duke siguruar ekspertizën e nevojshme për ruajtjen e stabilitetin në rajonin e Kosovës dhe në Evropë në tërësi”, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Gavin Williamson.
KFOR-i në Kosovë ka rreth 4200 trupa, të cilët janë nga rreth 30 shtete.
-
Britania zgjat edhe për tre vjet praninë në KFOR
-
Trupa shtesë të Britanisë do të vendosen përkohësisht në Kosovë
-
Rreth 300 trupa britanike në Kosovë për stërvitje të përbashkëta me trupat e KFOR-it
-
Gjermania ua zgjat edhe për një vit mandatin ushtarëve në Kosovë
-
Trupat britanike vazhdojnë kontributin në KFOR deri më 2023