Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trupat britanike vazhdojnë kontributin në KFOR deri më 2023

Trupat britanike do të vazhdojnë kontributin në KFOR deri të paktën në vitin 2023, është raportuar nga Qeveria e Britanisë.

“Prezenca e vazhdueshme e personelit ushtarak britanik në forcat e NATO-s, që për mbi dy dekada ka ndihmuar të mbahet një ambient i sigurt në Kosovë, sinjalizon përkushtimin e Britanisë për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë Britanike.

Britania ka qenë kontribuues kyç në KFOR që kur u fut në Kosovë në vitin 1999 si forcë paqeruajtëse për të sjellë paqe dhe stabilitet pas luftës në Kosovës.

“Vazhdimi i angazhimit tonë në KFOR tregon përkushtimin tonë të palëkundur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku NATO ka ndihmuar të sjellë stabilitet për më tepër se dy dekada”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace.