Brazili vazhdon me vendimin e tij për mos-njohje të Kosovës, e as që e ka ndërmend që në të ardhmen ta njohë. Është çështje e parimit të politikës së jashtme të Brazilit. Ne mbrojmë parësinë e së drejtës ndërkombëtare për zgjidhje të konflikteve dhe, edhe më konkretisht, në rastin e Serbisë, ne zbatojmë Rezolutën 1244 të OKB-së.
Kështu ka thënë Ambasadorja e Brazilit në Serbi, Isabel Cristina de Azevedo Heyvaert, për median serbe N1.
Ajo thotë se Rezoluta e OKB-së rregullon çështjen e Kosovës dhe njeh integritetin territorial të Serbisë
“Pavarësisht nga ndryshimet e vogla në pozicionet e vendeve tjera, ne mbetemi në këtë pozicion dhe nuk ka asnjë mundësi për ndryshim”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.
Ambasadorja e Brazilit ka folur me ministrin serb të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, edhe për bashkëpunimin politik mes dy vendeve si dhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.