Ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, ka thënë se shteti i tij nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë, as kur Spanja të hapë zyre në Prishtinë.
Molina gjatë një interviste për mediat në Serbi ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij ndaj Kosovës është i qartë dhe i pandryshueshëm. Derisa, sipas tij, Spanja gjithmonë është thirrur në respektimin e Rezolutës 1244 të OKB-së dhe gjithmonë ka kërkuar që të respektohen marrëveshjet e Brukselit.
“Bëhet fjalë për një pozicion i cili është në përputhje me të gjithë akterët politikë dhe bazohet në respektimin absolut të ligjit ndërkombëtar nga Spanja. Pavarësia e njëanshme që ky territor ka shpallur më 2008 paraqet shkelje të parimeve themelore të integritet territorial”, ka thënë ai.
-
Spanja nuk do të ndërrojë qëndrimin për Kosovën, me gjithë telashet që po i dalin
-
Ambasadori i Spanjës në Serbi: Nuk do ta ndryshojmë qëndrimin për Kosovën
-
Spanja e gatshme ta njohë Kosovën nëse arrin marrëveshje me Serbinë
-
Parlamenti i Spanjës hedh poshtë iniciativën për njohjen e Kosovës
-
Parlamenti i Spanjës nesër diskuton propozimin për njohje të Kosovës