Ambasadori i Qipros në Serbi, Demetrios Theophylactou, ka thënë se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Kosovës dhe se vazhdon të mos e njoh atë.
“Qiproja respekton integritetin territorial të Serbisë, ashtu siç respekton integritetin territorial të gjitha vendeve tjera. Qëndrimë ynë për mosnjohjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, jo vetëm sepse kemi një problem të ngjashëm. Për të qenë të besueshëm, ne duhet të udhëhiqemi nga qëndrime konsistente e parimore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë ambasadori për gazetën “Politika”. Ai është në përfundim të mandatit të tij në Beograd.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
-
Ambasadorja greke në Serbi: Qëndrimi ynë për njohjen e Kosovës, i pandryshuar
-
Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës
-
Presidentja e Greqisë takohet me Vuçiqin, thotë se shteti i saj s'ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën
-
SHBA: S’ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë