Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, ka thënë se qëndrimi i shtetit të saj për Kosovën mbetet i pandryshueshëm.
Sakellaropoulou ka folur në konferencë për media pas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Siç e kam thënë tashmë, qëndrimi i Greqisë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar. Ju kujtoj se qëllimi strategjik është anëtarësimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Greqia është e gatshme të ofrojë mbështetje edhe për Beogradin edhe për Prishtinën. Presione në nivel diplomatik ka gjithmonë, por ato nuk ndryshojnë qëndrimin tonë. Dialogu është diçka e dobishme që është e rëndësishme të vazhdohet”, tha presidentja greke, raporton “B92”.
E presidenti i Serbisë, Vuçiq ka thënë se si “Greqia që e mbështet integritetin e Serbisë, ashtu edhe Serbia e mbështet integritetin territorial të Greqisë si në tokë ashtu edhe në det dhe ishuj”.
-
Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës
-
Presidentja e Greqisë: Qëndrimi për Kosovën mbetet i njëjtë
-
Osmani: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi i dobishëm edhe për rajonin
-
Ambasadorja greke në Serbi: Qëndrimi ynë për njohjen e Kosovës, i pandryshuar
-
Zelensky me fjalë të mëdha për takimin me Vuçiqin