Banka Qendrore vazhdon të mbetet një ndër institucionet më kredibile në vend. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti.
Haradinaj tha se Kosova është me fat që ka një institucion të tillë, që praktikon profesionalizëm dhe efikasitet, duke dhënë gjithë mbështetjen e Qeverisë që ky trend të vazhdojë.
“Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti financiar dhe bankar janë parametrat kryesor dhe për të cilët është garancë Banka Qendrore. Andaj Qeveria e vendit është e përkushtuar që kjo të vazhdojë, duke ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim”, tha Haradinaj.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se Banka Qendrore do të vazhdojë përkushtimin për të mbajtur një sistem financiar stabil, sistem të sigurt të pagesave, konkurrencën e lirë dhe duke ruajtur politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë.
Haradinaj theksoi se rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës, krahas fuqizimit të sundimit të ligjit, janë objektiva kryesore të kësaj Qeverie.
-
Thaçi përgëzon BQK-në për ruajtjen e stabilitetit financiar
-
BQK-ja parashikon rritje ekonomike 3.2 për qind në vitin 2023
-
Mehmeti: Stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm
-
BQK: Masat e ndërmarra u treguan efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar
-
BQK-ja thotë se po punon që ta ruajë stabilitetin financiar