Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se institucioni që ai e drejton është duke punuar që të ruajë stabilitetin financiar në vend pas luftës në Ukrainë dhe ndikimit të saj në ekonominë ndërkombëtare.
“BQK-ja po punon që të kemi ruajtje të stabilitetit financiar në vend. BQK-ja gjithherë është në shërbim të qytetarëve të Kosovës; ne gjithherë jemi gati kur është nevoja të veprojmë. Duke pas parasysh situatën e tanishme të krijuar, BQK-ja është duke monitoruar për së afërmi zhvillimet e fundit ekonomike në botë dhe në rast nevoje, në bashkëpunim me institucione të ndryshme ndërkombëtare, përmes takimeve të shumta që i kemi, do ndërmerren veprimet në kohën adekuate”, ka deklaruar ai.
-
Mehmeti: Stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm
-
BQK: Masat e ndërmarra u treguan efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar
-
FMN: Në Kosovë është ulur inflacioni, por ka ngecur rimëkëmbja ekonomike
-
Mehmeti thotë se rritja ekonomike e parashikuar nuk mjafton përballë deficitit tregtar dhe papunësisë
-
BQK-ja thotë se sistemi financiar është stabil, deputetët ankohen për norma të larta të interesit