Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BQK-ja hap Javën e edukimit financiar për të rinjtë

Banka Qendrore e Kosovës ka hapur sot Javën Ndërkombëtare të Parasë në të cilën do të ketë ligjërata dhe konkurse që kanë për synim edukimin financiar të të rinjve dhe studentëve.

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se motoja e Javës Ndërkombëtare të Parasë “Të mësojmë si të fitojmë dhe kursejmë më shumë” ka rëndësinë në menaxhimin e parasë që sjell fitime dhe kursime që çojnë në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Sipas Mehmetit java ndahet në tri faza të cilat u dedikohen fëmijëve, studentëve dhe po ashtu faza e tretë i dedikohet studentëve të UP-së, e cila nëpërmes një konkursi me emrin “Video për Edukimin Financiar” me qëllim që të promovohet edukimi financiar, raporton KP.

“Aktivitetet e Javës Ndërkombëtare të Parasë do të fillojnë në tri faza, faza e parë i dedikohet fëmijëve , të cilët në qendrën e trajnimeve dhe të ndikimit financiar këtu në Bankën Qendrore dhe zhvillohen aktivitete që për fokus kanë promovimin e kulturës së kursimeve te fëmijët. Faza e dytë iu dedikohet studentëve ku përfaqësuesit e lartë të Bankës Qendrore do të mbajnë ligjërata nëpër Universitetet e Kosovës dhe studentët do të kenë mundësi që të bashkëbisedojnë me menaxhmentin e lartë të Bankës Qendrore lidhur me zhvillimet e fundit financiare dhe faza e tretë po ashtu i dedikohet studentëve të Universitetit te Prishtinës përmes një konkursi ‘Video për edukimin financiar’ ku kanë mundësi të aplikojnë në këtë konkurs me qëllim të promovimit të edukimit financiar”, tha Mehmeti.

Mehmeti po ashtu tha se gjatë vitit 2017 BQK ka shënuar rritje bankare përmes platformës elektronike, e po ashtu sistemi bankar kishte një rritje vjetore 32. 4 për qind dhe sektori i sigurimeve sipas ushtruesit të guvernatorit të BQK-së ka shënuar një rritje shumë pozitive prej 6.9 për qind.

Edhe Cila bankë ka kamata më të ulëta? Lansohet platforma për krahasimin e shërbimeve bankare Ekonomi 10 muaj më parë Cila bankë ka kamata më të ulëta? Lansohet platforma për krahasimin e shërbimeve bankare

“Gjatë vitit 2017 ka shënuar rritje të shfrytëzuesve të shërbimeve bankare përmes platformave elektronike. Nëse shohim sektorin për mikrofinanca në sektorin financiar jobankar ka filluar që ta fuqizojë rolin e saj në mbështetje të ekonomisë së Kosovës përmes mikrokredive. Në rastin konkret me të dhënat e fundit vlera e kredive në këtë sektor që i kemi ka shënuar 144 milionë ose shprehur në përqindje për një rritje vjetore 32.4 për qind. Po ashtu edhe sektori i sigurimeve ka shënuar një rezultat shumë pozitiv e kam potencuar edhe në konferencën e fundit që kemi pas për herë të parë ka arrit që të ketë një rezultat financiar pozitiv prej 6.9 milionë euro”, tha Mehmeti.

Mehmeti tha me këtë rast se sistemi pensionar po arrin që me sukses t’i menaxhojë mjetet e kursyesve të qytetarëve dhe njëkohësisht për pos që po arrin t’i ruajë mjetet po arrin që t’i rris vlerën nëpërmjet kritikave të mira të menaxhimit.