Është hapur sot “Java Ndërkombëtare e Parasë në funksion të Edukimit Financiar” me ç’rast u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit në mes të BQK-së dhe MASHT-it në kuadër të edukimit financiar.
Guvernatori i Bankës Qendrore Fehmi Mehmeti, këtë javë, tha se me qëllim të krijimit të kulturës financiare, njohuritë mund të krijohen vetëm me një edukim financiar.
Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes me MASHT-in do të jetë një fillim i mbarë në këtë drejtim.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi u shpreh se ky memorandum bashkëpunimi me BQK-n është tejet i rëndësishëm, transmeton kp.
Ai bëri të ditur se shumë shpejt së bashku me BQK-nw do të shpërndajnë tekstet shkollore që kjo fushatë të jetë afatgjatë dhe të arrijë cakun e synuar.
Marco Mantovanelli nga Banka Botërore tha se edukimi financiar është element shumë i rëndësishëm për të arritur gjithëpërfshirjen financiare.
Edhe
Murati: Nga 100 euro për punonjësit privatë ekzekutohen të hënën
Patric Etienne nga SECO (Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për çështje ekonomike) tha se çdo angazhim në remitenca do të sjellë rezultate të mira.
Në fund, u ndanë çmime për nxënësit fitues të konkursit "Mëso, kurse, fito".