Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, sot ka shfaqur besimin se bashkësia ndërkombëtare do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, transmeton Koha.net.
"Në veçanti vlerësojmë garancitë që na i ka dhënë NATO se FSK-ja nuk do të ketë qasje në veri pa pëlqimin KFOR-it”, ka thënë Daçiqi, përcjell rtv.
Ai ka shtuar se Beogradi e Prishtina munden të merren vesh rreth zgjidhjes. Sipas tij, të gjithë do ta përtharin marrëveshjen edhe nëse ajo nuk përfshin ndryshimin e kufijve.
"Nuk bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve, por edhe Franca, SHBA-ja, Rusia e BE-ja, Italia e Austria pajtohen që t’i jepet rasti kompromisit dhe se nuk mendoj se çështja zgjidhet nëse Serbia duhet doemos ta njohë Kosovën”, ka thënë Daçiqi,
-
Daçiq: Njohja e Kosovës e papranueshme për Serbinë
-
Daçiq gjatë konferencës së OKB-së falënderon shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën
-
Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Daçiqit
-
Daçiqi thotë se janë dakorduar me NATO-n që të mos lejojnë hyrjen e Ushtrisë së Kosovës në veri, por jo edhe ROSU-n
-
Daçiqi nuk beson se KS i OKB-së do të çmilitarizojë Ushtrinë e Kosovës