Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se Beogradi dhe NATO-ja kanë arritur marrëveshje për ndalimin e hyrjes së formacioneve të armatosura të Kosovës në veri të vendit pa pajtimin e përfaqësuesve të serbëve dhe se Aleanca Veri-Atlantike është dashur që këtë t’ua kumtojë edhe përfaqësuesve në KFOR.
“Ne gjithmonë kemi folur për formacione të armatosura”, tha Daçiqi pas deklarimit të zëdhënësit të KFOR-it, Vincenzo Graso, se njësia speciale policore e Kosovës, ROSU, nuk kanë obligim që të kërkojnë leje nga askush për të hyrë në veri të Kosovës, për dallim nga Ushtria e Kosovës, lëvizja e së cilës duhet të marrë miratimin e komandantit të KFOR-it, raporton SRNA.
Daçiqi u tha gazetarëve në Beograd se NATO-ja duhet të lëshojë një manual për përfaqësuesit e saj në lidhje me atë se çfarë është dakorduar gjë e cila do të duhej të vlente “për të gjitha formacionet e armatosura”, transmeton Koha.net.
Sipas fjalëve të tij, NATO-ja ROSU-n, për dallim nga forcat e armatosura të Kosovës, e sheh si formacion policor.
Daçiqi përsëriti se askush zyrtarisht nuk ka kërkuar që të ndryshohet formati i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se SHBA-ja nuk ka kërkuar që të hyjë në dialog, por nëse vjen deri tek kjo gjë, atëherë “Beogradi do të kërkojë përfshirjen e Rusisë”.
-
Serbia kërcënon: ROSU s’mund të shkojë në veri, nëse NATO nuk e ndal, këtë e bën populli serb
-
Vuçiq: ROSU nuk mund të hyjë në veri
-
“Bota do ta respektojë qëndrimin e Serbisë kundër Ushtrisë së Kosovës”
-
Ristuccia: Gjithçka që lidhet me sigurinë në Kosovë duhet koordinuar me KFOR-in
-
Refuzohet kërkesa e Serbisë për kthim të trupave në Kosovë