Mosrishikimi i buxhetit në Kuvendin e Kosovës për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti ka paraqitur telashe edhe nëpër komuna të Kosovës, sidomos për Ferizajn. Kjo sepse kjo komunë po përballet me borxhe të trashëguara nga ish-qeverisja e kaluar në vlerë prej 41 milionë eurosh.
Megjithatë, deri tashti kjo komunë nëpërmjet përmbaruesve dhe nëpërmjet faturave të rregullta ka arritur t’i shlyente rreth 7 milionë euro nga shuma totale e borxheve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkaq, mosrishikimi i buxhetit në Komunën e Ferizajt, përveçse e thellon krizën financiare, gjithashtu Ekzekutivi detyrohet të punojë në bazë të platformës së ish-Ekzekutivit të kaluar, ndaj kjo komunë gjatë këtij viti do ta ketë të vështirë ta realizojë platformën vetëqeverisëse siç u është premtuar qytetarëve.
Mustafë Grainca, zv.ministër i Financave, njëherësh këshilltar dhe koordinator për zhvillim ekonomik në Ferizaj, ka thënë se komunat e Kosovës, veçanërisht ajo e Ferizajt po e pret rishikimin e buxhetit derisa pastaj i mundësohet rishikimi i planifikimit buxhetor, vendosja e projekteve me prioritet të mbështetura nga programet e Qeverisë së Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ferizaji shlyen 7 milionë euro borxhe të trashëguara
-
“Avonet”: Projektet kapitale në Ferizaj, peng i borxheve të trashëguara
-
Dyzet milionë euro borxhe të trashëguara nga qeverisja paraprake e Ferizajt
-
Komuna e Ferizajt thellë në borxhe, vetëm në vitin 2017 s’u paguan 1.4 milion euro
-
Ferizajt iu morën sivjet 3 mln euro, detyrime nga kontratat kolektive për mësimdhënës