Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Avonet”: Projektet kapitale në Ferizaj, peng i borxheve të trashëguara

Komuna e Ferizajt gjatë këtij viti kishte planifikuar t’i shpenzonte gjithsej 29 milionë e 838 mijë euro për dhjetëra projekte kapitale, përfshirë edhe projektet e tjera nëpër kategori të ndryshme. Ndërsa këto të dhëna i kanë mirëpritur qytetarët, shoqëria civile, dhe opozita.

Mirëpo ata shprehen skeptikë nga deklarimet e pozitës se do të realizohen të gjitha projektet e planifikuara derisa gjatë viteve të kaluara kjo komunë ka ngecur në një varg projektesh kapitale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në rrjetin e OJQ-ve “Avonet” ka thënë se deklarimet e komunarëve dhe shifrat milionëshe për investime kapitale janë të mirëseardhura.

Mirëpo ato nuk mund të realizohen, ngase janë peng i ngecjes së disa projekteve kapitale, pastaj për shkak të borxheve të trashëguara dhe për shkak të ndërprerjes së disa projekteve kapitale të nisura nga ish- qeverisja e kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)