Komuna e Ferizajt ka publikuar raportin 6-mujor të menaxhimit të parasë publike.
Nga 40 milionë euro borxhe sa janë trashëguar nga qeverisja e kaluar, për 6 muaj Ekzekutivi ka arritur t’i shlyente më shumë se 7 milionë euro, ndërkaq prej tyre 2 milionë e 300 mijë janë shlyer nëpërmjet përmbaruesve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pos borxheve të trashëguara, kjo komunë gjithashtu është përballur edhe me kontrata të lidhura në mënyrë të jashtëligjshme nga ish-qeverisja e kaluar.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se Komunën e ka gjetur në një situatë të rëndë financiare dhe me konteste të humbura gjyqësore.
Sipas tij, nga 40 milionë euro borxhe deri tashti janë shlyer më shumë se 7 milionë euro, ndërkaq prej tyre 2 milionë e 300 mijë euro nëpërmjet përmbaruesve.
“Sfidat kryesore me të cilat është përballur qeverisja e re gjatë kësaj periudhe qeverisëse është borxhi i trashëguar nga ish- pushteti, që arrin vlerën e 40.831.380.75 euro, prej të cilave borxhi i paguar deri tashti është 7.127.126 euro prej tyre përmes përmbarimit janë marrë 2.320.933.92 euro”, ka thënë Aliu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Borxhi i trashëguar thellon krizën financiare të Ferizajt
-
Aliu thotë se i duhen dy vjet për t’i paguar borxhet e qeverisjes së kaluar, Svarqa mohon akuzat
-
Aliu: Qeverisja paraprake e la Komunën me 40 milionë euro borxhe
-
Dyzet milionë euro borxhe të trashëguara nga qeverisja paraprake e Ferizajt
-
Ferizajt iu morën sivjet 3 mln euro, detyrime nga kontratat kolektive për mësimdhënës