Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliu: Qeverisja paraprake e la Komunën me 40 milionë euro borxhe

Udhëheqja e Ferizajt ka raportuar për 100-ditëshin e qeverisjes së PDK-së, të enjten. Ka sqaruar se vazhdojnë të përballen me gjendje të rëndë financiare, derisa qeverisja e kaluar e kishte zhytur Komunën në borxhe prej më shumë se 40 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, menjëherë ka reaguar ish- qeverisja e kaluar LDK, duke thënë se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së PDK-së më shumë janë ngritur akuza sesa janë bërë hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas LDK-së, ekzekutivi i Ferizajt në 100 ditë të qeverisjes nuk ka nisur asnjë projekt kapital, duke u arsyetuar në borxhe të trashëguara, mirëpo është dashur t’i vazhdonte projektet, të cilat patën nisur nga qeverisja e kaluar dhe nuk do të kishte telashe të tilla.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)