Më shumë se 1 milion euro, Komuna e Ferizajt u ka borxh operatorëve, të cilët kanë kryer shërbime komunale.
Këto kompani asnjëherë nuk janë paguar dhe si rrjedhojë janë ankuar në Gjykatë dhe te përmbaruesit privat, të cilët edhe u kanë dhënë të drejtë, raporton KTV.
Kështu që këto vendime të gjykatave dhe të përmbaruesve detyrimisht duhet të ekzekutohen me të alokuar buxheti i vitit 2018 për këtë komunë.
Mustafë Grainca, zëvendësministër në Ministrinë e Financave, ka thënë se gjithë këto borxhe kanë ardhur si shkak i menaxhimit të dobët të planifikimeve buxhetore, sidomos në kategorinë e investimeve kapitale.
Ky borxh do ta dëmtojë buxhetin e vitit 2018 dhe 2019.
E zyrtarët komunalë, gjatë tërë ditës, nuk kanë qenë të qasshëm për të dhënë një qëndrim rreth këtij problemi që mund t’u kushtojë edhe më shumë se 1 milion euro në rast të vonesave të mëtutjeshme.
-
Borxhet e pashlyera, kompanitë publike në Ferizaj e çojnë komunën në gjykatë
-
Borxhi i trashëguar thellon krizën financiare të Ferizajt
-
Përmbaruesi privat i merr 2 milionë euro nga Drejtoria e Infrastrukturës
-
Dyzet milionë euro borxhe të trashëguara nga qeverisja paraprake e Ferizajt
-
Komunat në prag të kolapsit buxhetor shkaku i kontratës kolektive