Komuna e Ferizajt deri në fund të vitit është e obliguar t’i paguajë 41 milionë euro borxhe të trashëguara nga qeverisja e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë vetëm në infrastrukturë kohët fundit përmbaruesi privat ia ka marrë mbi 2 milionë euro, derisa kompanitë private tashmë i kanë finalizuar projektet e tyre në infrastrukturën rrugore.
Në këtë komunë gjatë periudhës së fundit janë grumbulluar rreth 10 milionë euro borxhe nga faturat e kompanive private, për zhavorrim të rrugëve, për ndriçim publik dhe dhjetëra projekte të tjera pa ndonjë mbulesë financiare.
Arbër Bytyçi, drejtor i Infrastrukturës i Ferizajt, ka njoftuar se nga pesë milionë e 200 mijë euro sa është buxheti i kësaj drejtorie për vitin 2018, 2 milionë euro tashmë ia ka marrë përmbaruesi privat, derisa kompanitë e ndryshme kanë finalizuar projektet e tyre rrugore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Ferizajt paguan miliona euro përmes përmbaruesve privatë për projektet e përfunduara
-
Përmbaruesit në Ferizaj gjatë 2019-s ekzekutojnë mbi 5 milionë euro për projekte kapitale
-
Përmbaruesi ia merr 400 mijë euro sektorit të arsimit
-
Komuna e Ferizajt thellë në borxhe, vetëm në vitin 2017 s’u paguan 1.4 milion euro
-
Ferizajt iu morën sivjet 3 mln euro, detyrime nga kontratat kolektive për mësimdhënës