Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shpreson që të bëhet një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa ka lavdëruar punën e Përfaqsuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Në fjalimin e tij në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë në BE, Borrell, ka folur edhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai i ka raportuar ministrave të jashtëm të BE-së.
“Është me rëndësi të ceki se dialogu ka filluar. Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka bërë një punë të mirë. Ne po ulemi së bashku. Do të takohemi sërish të enjten dhe shpresoj të jetë një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënies mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar Josep Borrell gjatë takimit të Këshillit për Punë të Jashtme.
-
Borrell: BE-ja të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë
-
Borrell: Lajçaku do të bëjë punë të shkëlqyer në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
-
Lajçak: Jam optimist se ka përparime në disa tema në dialog
-
Lajçaku takon përfaqësues të opozitës serbe, flasin për dialogun
-
Borrell: Dialogu po vazhdon, në kohën e duhur do të ftohet takim i nivelit të lartë