Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka paralajmëruar një angazhim më të shtuar të BE-së në raportet Kosovë-Serbi.
Në fjalimin e tij para deputetëve të Parlamentit Evropian, kryediplomati i BE-së ka theksuar se mungesa e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës ishte çështja më e vështirë në Ballkanin Perëndimor.
"Për të pasur një perspektivë të qartë, BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë," theksoi Borrell.
Ai tha gjithashtu se përfaqësuesi i ri special i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, mori detyrën një javë më parë dhe është në kontakt me autoritetet e të dy palëve.
"Ai është ende duke krijuar një ekip dhe le t'i japim kohë të shohë se si ai mund t'i ndihmojë të dy palët të vazhdojnë bisedimet", ka thënë Borrelli.
Ai po ashtu ka thënë se Lajçaku është një diplomat me përvojë, i cili do të angazhohet vazhdimisht në rajon me të gjitha palët, përfshirë OKB-në dhe SHBA-në./ksp.
-
Borrelli vlerëson se Lajçaku ka bërë punë të mirë
-
Borrelli beson se Lajçaku do të ndihmojë në marrëveshjen Kosovë-Serbi
-
Borrelli të hënën mund ta propozojë Lajçakun për përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi
-
Borrelli paralajmëron emërimin e një përfaqësuesi special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
-
Lajçaku do ta vazhdojë rolin e lehtësuesit derisa të emërohet pasardhësi i tij