Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borrell sot raporton para Këshillit të Ministrave për situatën në veri

Josep Borrell, Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor, Donika Gërvalla, Maj 2022

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të raportojë sot para Këshillit të Ministrave të BE-së për situatën në veri të Kosovës.

Përpos që do të japë analizën e tij për situatën e re të krijuar në veri të Kosovës, Borrell do të raportojë para ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian edhe për takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Paris.

Punimet e Këshillit do të jenë të shtrira në dy ditë, më 14 dhe 15 nëntor, ndërsa do të diskutohen edhe tema të tjera. Takimi fillon në ora 10:00 dhe mbahet në Bruksel.

Pas takimeve që pati me liderët e të dy vendeve, Borrell deklaroi se palët duhet të angazhohen dhe në mënyrë konstruktive të tregojnë gatishmëri për kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre në dialog.

Në të njëjtën kohë, Borrell nënvizoi rëndësinë e të përmbajturit nga çdo veprim i njëanshëm dhe retorika nxitëse.

Edhe BE-ja i vazhdon diskutimet për Kosovën dhe Serbinë Arbëri BE-ja i vazhdon diskutimet për Kosovën dhe Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur se nuk do të pranojë Asociacion një-etnik në Kosovë, ndërsa tha se zhvillimet e fundit nuk duhet të largojnë vëmendjen nga marrëveshja finale me njohje reciproke. Ai nuk ka dhënë shenja se mund të tërhiqet edhe nga vendimi për targat, shtyrja e zbatimit të të cilit i është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Situata në veri mori një tjetër drejtim pasi pjesëtarët e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet kosovare, në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të planit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS të Republikës së Kosovës. / ksp