Bordi i Radio Televizionit të Kosovës është mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme të premten në mbrëmje, ka mësuar KOHA.
Mbledhja vjen në të njëjtën ditë kur zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Mentor Shala, fyeu deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kica-Xhelili, pasi kjo në Interaktiv të KTV-së të enjten deklaroi se RTK-ja ka ndërprerë transmetimin direkt të një komisioni parlamentar kur në të është përmendur emri i Shalës.
Si kundërpërgjigje, Shala shpërtheu me fyerje, duke nxitur reagim të deputetëve e të shoqërisë civile.
Në reagimin e tij, Shala u shpreh se Kica-Xhelili ka dëshirë t’ia përmendë emrin e se “e ka mendjen vetëm tek ai”. “A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që donë i thërrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Kënaqemi edhe të tregoj për krejt RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja. E miqtë e RTK-së?! Jo valla s’po i thërrasim”, ka shkruar Shala në Facebook.
Vetëm dy ditë më herët, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i rekomandoi Kryesisë së Kuvendit inicimin e procedurave për shkarkimin e këtij bordi.
-
Zëvendësdrejtori i RTK-së ofendon deputeten e VV-së
-
Shala shkarkohet nga pozita e zëvendësdrejtorit të RTK-së
-
Kërkohet shkarkimi i Mentor Shalës nga RTK-ja
-
Vetëvendosje e shoqëria civile kërkojnë masa ndaj Shalës
-
Sindikata e Pavarur e RTK-së kërkon shkarkimin e Shalës pas ofendimit ndaj Kica-Xhelilit