Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Blushi: Do të bëjë gjithçka që projekti LIBRA të vazhdojë

Partia më e re në Shqipëri LIBRA, nuk ka arritur të fitojë mandate në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 qershor.

Kryetari i kësaj partie Ben Blushi, ka shkruar në Facebook se megjithatë projekti i LIBRA-s do të vazhdojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Blushi ka falënderuar mbështetësit e tij, duke thënë se deri në përfundimin e numërimit të votave, LIBRA do të ketë 20 mijë vota.

“Te dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falënderoj të gjithëve dhe t'ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithshka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi”, shkruan Blushi.